Aplikacion
E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.
Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.
“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi. Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi. Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina. Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”