zoom

Aktualitet

Arsen Muskurti rrëfehet për vrasjen e dyfishtë: Mora armën, qëllova Dritanin…

Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mesditën e 30 gushtit. Arsen Muskurti hyri brenda agjencisë turistike Nour Tours dhe qëlloi për vdekje me armë të vëllanë, Dritan Muskurtin dhe kunatën e tij, Nora Muskurtin, ngjarje që dyshohet se ndodhi për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes tyre.

Përpara hetuesve, autori i krimit të dyfshitë ka rrëfyer arsyet e përse ekzekutoi me 7 plumba vëllain e tij dhe kunatën, brenda agjencisë së ata kishin në pronësi.

Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, deklaroi Arsen Muskurti.

Ai deklaroi se ditën e ngjarjes së rëndë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij. Autori i dyshuar pretendon se me të vëllanë ishte në proces gjyqësor për një shumë të konsiderueshme parash, ku kishte kërkuar ekspertim të firmës, me pretendimin se ia kishin falsifikuar.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “dua me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash
”, tha ai.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se mbi bazën e dëshmisë së tij, oficerët shkuan në biznesin e Arsen Muskurtit dhe hapën kasafortën, ku edhe gjetën e sekuestruan armën e krimit.

Ndërkohë dëshmia e Arsen Muskurtit, e cila hedh dritë mbi motivet e krimit, po merret me rezerva nga hetuesit. Avokati i të pandehurit është shpreur se Muskurti ka probleme të shëndetit mendor dhe merrte mjekime./ Zoom.al