Aplikacion
Sipas tyre, kjo i pengon ata të marrin shërbimet kryesore, ndërsa rrit kostot për lëvizjen drejt Tiranës apo drejt Vorës, pasi tashmë duhet të shkojnë në aeroportin e Rinasit dhe më pas të kalojnë nga Fushë-Kruja ose nga rruga e vjetër e Vorës.
Vetë Autoriteti Rrugor bëri të ditur se kjo ishte një zgjidhje për të lehtësuar trafikun në rrugën e Rinasit gjatë sezonit veror, kur edhe numri i turistëve që përdorin aeroportin si portë hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria është më i madh.
Në fakt duket se autoritetet kanë menduar një ndërhyrje, që përveçse rrit kostot për banorët e zonës, nuk sjell as zgjidhjen e problemit të trafikut, i cili në fakt krijohet vetëm në pjesën e rrethrrotullimit të aeroportit dhe jo gjatë aksit rrugor nga Qafa e Kasharit deri në Rinas.
Ndërkohë që problemi real që krijon trafikun në rrethrrotullimin e Rinasit e ka burimin te parkingu i aeroportit. Kompania që ka marrë në administrim aeroportin nuk arrin të menaxhojë si duhet parkingun dhe për pasojë makinat bllokojnë rrethrrotullimin ku është vendosur edhe busti i Nënë Terezëz.
Por në pamundësi për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së parkingut, autoritetet shtetëtore, duke i shërbyer kompanisë private që ka marrë në administrim aeroportin, kanë bërë një marrëzi të vërtetë duke bërë një sens një rrugë që u shërben mijëra banorëve dhe bizneseve të tjera të zonës.
Pra gjithçka në këtë rast bëhet për t’i shërbyer aeroportit dhe jo për të parë interesin më të mirë të banorëve, por edhe të udhëtarëve që përdorin aeroportin për të udhëtuar.
Nga ana tjetër zgjidhja e ofruar, jo vetëm që nuk i jep fund problemit të trafikut në Rinas, por rrezikon të kthehet në një problem edhe më të madh për të gjithë ata që përdorin aksin rrugor Fushë Krujë –Vorë.
Kushdo që ka kaluar nga ky aks ka parë se në çdo orar aty ka një trafik të rënduar makinash, i cili herë pas herë bllokohet plotësisht.
Polici që rri në Ahmetaq, aty ku rruga e Rinasit kryqezohet me ate te Fushë Krujë – Vorë u jep gjithmonë përparësi makinave që vijnë nga aeroporti, por kjo bllokon aksin Fushë Krujë – Vorë.
Ndërkohë që orientimi i të gjitha makinave në këtë kryeqëzim dhe në këtë aks do të sjellë një mbingarkesë edhe më të madhe në çdo kohë.
Imagjino gjatë sezonit veror kur edhe lëvizja e turistëve është edhe më e madhe se çfarë do të ndodh në këtë kryqëzim dhe rrugën Fushë Krujë – Vorë.
Pra kjo tregon se nuk pyetet për gjë tjetër, përveçse për një biznes privat, siç është aeroporti i Rinasit./Zoom.al