Aplikacion
Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja u regjistrua rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Përplasja mes palëve u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës, që ishte fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u kap rreth 3 orë pas krimit. Ai është 24-vjeçari Ardit Hida, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.
Ndërkohë ditën e sotme ka folur nëna e viktimës Florenc Kovaci, i cili u vra 3 ditë më parë në Elbasan. Gruaja akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon edhe vajzën, e cila mendohet të jetë shkaktare e konfliktit të rëndë.
“Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje te djali im.
Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrotë k*rve pinte drogë. Ka ardhur te lagjja kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku cuni im, ashtu do ikë dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lë të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shtëpi se i shqyej. Djalin e gjeta në spital dhe më la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e kishin goditur me thikë në zemër.”