Aplikacion
Marshimi i tyre që nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 50 minutash, ndërkohë që janë shoqëruar edhe nga efektivë të policisë. Vetë studentët kanë deklaruar se jetesa po bëhet e padurueshme, për shkak të rritjes së çmimeve në shumë produkte, e padyshim dhe atë të karburanteve.
Protesta e studentëve pason ato të qytetarëve në të gjithë vendin e po ashtu edhe taksistëve, të cilët kanë vetëm një kërkesë: uljen e çmimeve. Studentët pretendojnë se organizimi është krejtësisht spontan dhe se kërkesa kryesore e tyre është ulja e çmimeve, pasi prek jo vetëm ato vetë, por edhe familjet e tyre.