zoom

Ekonomi

Rritet sërish Dollari, forcohen edhe Euro e Franga

Java është mbyllur më së miri për Dollarin amerikan i cili ka fituar pikë në mënyrë konstante përgjatë tërë kësaj jave teksa blihet sot me 103.6 lekë dhe shitet me 104.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rritje këtë të premte në raport me dje duke u blerë sot me 121.4 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik e ka mbyllur javën negativisht duke humbur pikë në raport me një ditë më parë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 141.1 lekë dhe shitet me 142.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka rikuperuar ndjeshëm këtë fundjave duke u blerë sot me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 113.6 lekë.