Aplikacion
Dhjetëra fermerë afruan traktorët e tyre pranë Urës së Lirisë në qytetin verior serb për tju ardhur në mbështetje studentëve dhe për ti mbrojtur ata nga incidentet apo sulmet e mundshme nga simpatizantët e presidentit Vucic.
Qindra qytetarë të zonës u solidarizuan gjithashtu me protestuesit duke iu ofruar pije dhe ushqime. Marshimi dy ditëve të fundit ka tronditur pushtetin e presidentit dhe po vlerësohet si lëvizja më e madhe e protestuesve ndonjëherë në Serbi.
Bllokimi nisi në 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit. Studentët besojnë se incidenti ishte pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës. Protestuesit këkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit.
Ata gjithashtu bëjnë thirrje që personat që sulmuan demonstruesit nëpër Serbi, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar kohët e fundit, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.