zoom

Politikë

Rriten tensionet te Shëndetësia, Vokshi: Plan juaj, i Beqajt! Ndreca: Shko pyet te ballkoni i PD…

Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet ne Shëndetësi, Sterilizimin dhe Check-Up, ka vazhduar me debate të ashpra gjatë gjithë ditës, duke mos u arritur një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës.

Përplasjet kanë qenë më të ashpra, mes kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe nënkryetarit, Plarent Ndreca. Palët ndahen mbi planin e punës dhe hetimit që kanë. Mazhoranca kërkon përfshirjen në hetim edhe të periudhës 2006-2013, kur në pushtet ishte opozita e sotme.

Vokshi thotë se “plani hetimor i sjellë nga Partia Socialistë është plani i Ilir Beqajt”. Nga ana tjetër, Ndreca tha se “ata nuk bëhen pjesë e asnjë plani që vjen nga ballkoni i PD”.

Pjesë nga Debati:

Zhupa: T’u rrëzua kërkesa me votim.

Vokshi-Ndrecës: E para fjalën nuk ta dhashë, kur ta jap do e marrësh, por mos mashtro me të vërtetën.

Ndreca: Nuk ka asnjë pengesë, nuk është penguar asnjë kërkesë. Vijon të jesh jo etike dhe jo profesionale. Thua plani i Ilir Beqajt, ndërkohë që është plan i firmosur nga ekspertët. Ne nuk themi që është plani i Sali Berishës. Ju jeni një militante e pandreqshme.

Vokshi: Asnjë nuk e bën këtë që po bën ti që je në konflikt interesi.

Ndreca: Të vijë zoti këtu unë nuk gënjej, për vete jo për ty, se ty të gënjej tërë ditën unë, por për veten time nuk nxjerr nga goja gënjeshtra.

Vokshi: Se kështu je gatuar ti.

Ndreca: Sesi jam gatuar unë ti nuk me vlerëson dot. Si jam gatuar unë, shko pyet aty ku jam gatuar, aty nga zona ku jam unë. Ti pyet ballkonin, se aty je mësuar ti. Nuk je këtu për të bërë prokurorin e anëtarëve të komisionit.

Vokshi: Propozimi juaj u hodh poshtë.

Ndreca: Propozimi im është miratuar, nëse ju do vazhdoni  me propozime që nuk kanë lidhje me mbledhje, ne na keni këtu, por nuk bëhemi pjesë e propozimeve që vijnë nga ballkoni i PD.

Zhupa: Po për ca bëni pushim.

Vokshi: Dy minuta pushim. /ZOOM.AL/