Aplikacion
Ky grafik tregon se bëhet fjalë për vazhdimin e valës së përhapjes së variantit Delta, infektimet e të cilës pësuan rënie në fillim të këtij muaji. Shtim të rasteve ka edhe në Francë e Itali, ashtu si në vendet e lindjes së Bashkimit Europian.
Megjithatë, vdekshmëria mbetet e pandryshuar falë nivelit të lartë të vaksinimit, që në shumicën e vendeve të unionit ka kapërcyer 70% të popullsisë. Shifrat e kënaqshme të vaksinimit u japin mundësinë qeverive europiane të mos rikthejnë masat bllokuese.
Me rritjen e infektimeve, qeveria austriake ka paralajmëruar se bllokadës do t’i nënshtrohen vetëm të pavaksinuarit. Edhe qeveria britanike hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të karantinës kombëtare, pavarësisht rekordeve të reja të infektimeve të ditëve të fundit, me qarkullimin e mutacionit të ri Delta Plus.
Rekorde vazhdon të thyejë Rusia, ku këtë të shtunë pati 1075 vdekje dhe më tepër se 37 600 infektime të reja.