zoom

Bota

Rrëzohet avioni ukrainas, ishte i mbushur me ushtarë, raportohet për viktima

Një aeroplan transporti ukrainas AN-26 u rrëzua gjatë një “fluturimi teknik” në Ukrainën jugore këtë  të premte dhe raportohet  për viktima, raportojnë autoritetet lokale.

Avioni është rrëzuar në rajonin e Zaporizhës, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e rrëzimit. Sipas Reuters detajet e përplasjes po verifikohen ende.

Megjithatë mendohet se është një sulm nga Rusia, e cila ditët e fundit ka intensifikuar sulmet e saj në Lindje të Ukrainës. Objektivat e saj kryesore për momentin mbeten rajoni i Donbasit dhe Mariupolit./zoom.al/