zoom

Bota

Rrëzohet avioni izraelit pranë ishullit Samos në Greqi, dyshohet për viktima

GREQI – Avioni ishte nisur nga Izraeli dhe në bordin e tij kishte pasagjerë izraelitë. Rënia e avionit ndodhi pak para se të ulej në pistë, ndërkohë që piloti kishte njoftuar zbritjen pak më parë.

Kushtet e fluturimit ishin normale ndaj dyshimet e para hidhen mbi ndonjë defekt teknik të avionit. Avioni ka rënë në ishullin grek Samos.

Avioni Cesna 172 ka 4 vende, por ende nuk dihet sesa persona kanë qenë në bord dhe nëse ka viktima.