zoom

Bota

Rrëzohet avioni, humbin jetën 10 persona, mes tyre tre fëmijë

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë.

Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 anëtarë të një familjeje.

Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se “asnjë të mbijetuar nuk u gjet” në rrënojat. Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet po atë ditë. Një hetim për shkakun e rrëzimit tashmë është duke u zhvilluar. Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë.