zoom

Lajme

Rrëzohen amendamentet e Bardhit, akuza Ballukut: Shtove 50 mln euro te tuneli i Llogarasë

Me votat e PS u rrëzua edhe dy amendamentet e Gazment Bardhit të propozuara për ndryshime në buxhetin 2025. Bardhi akuzoi qeverinë se kanë lënë në harresë pensionistët.

Ai u ndal edhe në akuza për zv.kryeministren Balluku për të cilën tha se se me një të rënë të lapsit shtuan 50 mln euro për tunelin e Llogarasë, që sipas tij do të mjaftonin për të rritur pensionet.

“Ju i thoni pensionistëve që s’ka nevojë për minimum jetik, por harroni që keni ndryshuar listën dhe keni zvogëluar listën e barnave të rimbursueshme. A kemi guxim të sqaroni kush ju ka detyruar të ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme. Jo se u ka detyruar Rama që të favorizojë një aleat të vetin politik. Ju thoni në Kuvend se ti sigurosh pensionistet një minimum jetik 200 mijë lek të vjetra është lëmoshë. Do të mjaftonin 50 mln euro që u shtuan me një të rënë lapsit në tunelin e Llogarasë për të siguruar rritjen e pensioneve që mos të kemi indeksim 1 deri në 1.5% gjatë, por për një rritje 20 apo 30% për të nisur shkallë-shkallë rritjen reale të pensioneve. Ju këtë e quani lëmoshë se për ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët, nuk shkojnë dot për interesin e qytetarëve, do duhet të shkojnë në xhepat tuaj. Kjo është filozofia se si ju qeverisni. Filozofia juaj është mashtrim”, tha Bardhi.

Dy amendamentet e Bardhit dhe votimet

Amendamenti 1: Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliardë leke)! 38 pro 0 abstenim 68 vota kundër

Amendamenti 2: Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët! 37 pro 0 abstenim 69 kundër