Aplikacion
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin dhe kanë bërë të mundur daljen nga shtrati të lumit në Langaricë prej ditës së premte.
Lumi ka përmbytur parkimin në hyrje të Kanionit, duke shkaktuar bllokimin gjatë natës të 23 turistëve. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve, si edhe të mjeteve në parkun e përmbytur, pas disa orësh aksioni në orët e natës.
Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati për rreth tre orë dhe nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u evakuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme: francezë, gjermanë e polakë. /ZOOM.AL/