zoom

Sport

Rrezik mes tifozëve në derbin Tirana-Partizani, flakadanët hidhen drejt tyre

Është evituar një tragjedi në “Air Albania Stadium” me fillimin e pjesës së dytë Tirana-Partizani kur me rifillimin e pjesës së dytë, tifozët bardheblu nisën spektaklin piroteknik.

Për një moment, mbështetësit batdheblu hodhën fishekzjarre drejt pjesës qëndrore të stadiumit, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Arbitri Eldorjan Hamitaj ndërpreu përkohësisht ndeshjen.