zoom

Bota

Rrëmbimi i tre policëve kosovarë/ Dash thirrje Vuçiçit: Të lirohen menjëherë, janë akuza të rreme

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate për mediat, i ka bërë thirrje, presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të lirojë tre policët kosovarë të cilët u rrëmbyen pak ditë më parë.

DASH thekson se arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të tyre pa bazë ligjore dhe me akuza të rreme e ka përkeqësuar sitautën edhe ashtu të tensionuar.

Gjithashtu në reagimin e DASH, i është bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin tre pikësh të BE-së dhe të rikthehen pa vonesa në dialog.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar.

Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASH.