zoom

Lajme

Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin

Modelja e njohur braziliane Luciana Curtis, bashkëshorti dhe djali i tyre i vogël kanë kaluar disa orë tmerri në Brazil.

Modelja e Victoria’s Secret” ndërsa po shijonte disa pushime me familjen e saj, u rrëmbye nga një bandë kriminale.

Ngjarja ndodhi pas një darke në Brazil, ku disa persona të maskuar i detyruan me armë të hipnin në makinë dhe i çuan në një kasolle të braktisur në periferi të qytetit,

Mediat vendëse raportojnë se familja u mbajt peng gjatë natës, nën kërcënimin e armëve, ndërsa banda kërkoi një shumë prej 31 mijë eurosh për lirimin e tyre.

Fatmirësish, pas transferimit të parave, pengjet u lanë të lira pa asnjë lëndim.

“Jemi mirë fizikisht, por kjo ngjarje ka qenë shumë e rëndë për Lucianën,” thanë të afërmit e saj.

Luciana Curtis, lindur në Sao Paulo nga një baba britanik dhe një nënë braziliane, u zbulua si modele kur ishte adoleshente.

Karriera e saj shpërtheu në vitin 1993 kur fitoi konkursin “Supermodel of the Ëorld” në Brazil.

Ajo ka pozuar për revista si Glamour, Cosmopolitan, Marie Claire e Cosmopolitan dhe ka punuar me marka si H&M, Harrods apo Victoria’s Secret.