zoom

Ekonomi

RREGULLORJA/ Jo kushdo mund të marrë kredi, çfarë do të ndodhë me normat e interesit

Jo çdo individi që kërkon të marrë kredi, do t’i miratohet kërkesa.

Me rregulloren e re që po harton Banka e Shqipërisë, kredimarrja do të kufizohet, duke marrë në analizë moshën, gjendjen financiare dhe aftësinë paguese të huamarrësit.

Kjo rregullore hartohet pas situatës shqetësuese të krijuar me mijëra qytetarë që kishin marrë kredi të vogla.

“Kjo rregullore do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe do të adresohet në disa elementë konkretë si analiza më e fortë financiare për konsumatorët, huamarrësit. Gjithashtu, do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës, duke parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë gjendjen e tyre financiare”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Guvernatori shtoi se pjesë e rregullores do të jetë edhe rishikimi i normave të interesit që aplikojnë institucionet e mikrokredisë.

“Po punojmë duke marrë në analizë normat e interesit dhe komisionet që aplikohen nga insticuionet financiare jobanka, speficifikisht nga mikrofinanca, në drejtim të uljes së tyre. Po analizojmë normën efektive të interesit me kujdes edhe njëherë për të parë efektet e mëtejshme që do të ketë për uljen e normës së interesit për instic e mikrofinancës. Banka e Shqipërisë po punon edhe në drejtim të rregullimit të mëtejshëm për transparencën për institucioneve të mikrofinancës”, shtoi Sejko.

Rregullorja e re parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025.

Postime të lidhura