zoom

Slider

Rrëfimi prekës i babait të futbollistit pas lirimit: Ishte e frikshme, 12 ditë pa gjumë!

Babai i futbollistit të Liverpool, Luis Manuel Diaz, u dorëzua të premten paradite me orën europiane, në duart e një “Komisioni Humanitar” të përbërë nga Kisha Katolike dhe OKB-ja, pas ditëve negociata me pengmarrësit.

Mediat lokale raportuan se 58-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kontrolleve mjekësore ai iu bashkua familjes. Manuel Diaz u mor peng bashkë me gruan e tij, ndërsa ndaluan për të blerë shalqi në një pikë karburanti më 28 tetor. 

 Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupi gueril antiqeveritar i Kolumbisë, fshihej pas pengmarrjes. Por ndërsa nëna e futbollistit të Liverpulit u lirua brenda së njëjtës ditë, kalvari i babait të tij zgjati për 12 ditë me radhë. 

Ndërkohë në një konferencë për media, Luis Manuel zbuloi se ai u trajtua mirë nga rrëmbyesit e tij, të cilët e mbajtën në një vend malor që ai besonte se ishte afër kufirit me Venezuelën. 

“Ishte shumë e vështirë, gati 12 ditë pa gjumë. Edhe pse trajtimi ishte i mirë, nuk ndihesha rehat, më mungonin gjërat, fëmijët e mi, qyteti im, miqtë e mi. Aspiratat e mia janë të vazhdoj të jetoj në qytetin tim, sepse kam të gjithë familjen atje. /ZOOM.AL/