Aplikacion
Vrasësi me pagesë mbeti i plagosur dhe u kap disa orë më vonë në një apartament në Fier së bashku me të dashurën e tij, Mirjeta Hajdini.
Ai ka rrëfyer para togave të zeza se në pritë e nxori, sipas tij, i shumëkërkuari Suel Çela.
“Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.
Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matrix e do dalin”, tha Nuredin Dumani.
I penduari i drejtësi sqaroi se i dërgoi SMS Suel Çelës “më vratë” pikërisht për shkak të dyshimeve se ishte ai që e nxori në pritë
Ai u shpreh se vendosi të bëhet bashkëpunëtor drejtësie “sepse atëherë mu hapën sytë”.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?
Nuredin Dumani: Isha i plagosur.
Avokati: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?
Nuredin Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.
Avokati: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?
Nuredin Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.
Avokati: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?
Nuredin Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.
Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatit i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matrix e do dalin.
Avokati: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?
Nuredin Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.
Avokati: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?
Nuredin Dumani: Asnjë gjë.
Ditë dimri në pranverë! Nesër termometri shënon -5 gradë (Çfarë kanë parashikuar meteorologët)