zoom

Bota

Rrëfimet e studentëve të mbijetuar: Mbyllëm derën para se autori ta hapte. Dreq i q… (VIDEO)

Të paktën 11 persona të vdekur, kryesisht studentë të Universitetit të Arteve Pragë, raportohen të vrarë nga atentatori në një sulm të dyshuar terrorist pasditen e sotme dhe dhjetëra të tjerë të plagosur po marrin trajtimin në spital.

Por ajo që shokon më tepër është gjakftohtësia e autorit, teksa me një snajper nga çatia e godinës përballë këputi jetët e të pafajshmëve, para se të vritej edhe vetë në rrethana të dyshimta.

Tronditëse edhe dëshmia e një studenti të mbijetuar. I terrorizuar ai rrëfeu momentet tragjike dhe të panikut, kur autori i armatosur po qëllonte.

Jakob Weizman shkruante në profilin e rrjetit të tij social nga brenda ambienteve dhe në pritje të zhvillimeve: “Dreq i shk… U mbyllëm shpejt në klasë dhe kyçëm menjëherë derën, para se autori ta hapte. Qitsi thuhet se është vrarë por ne ende presim evakuimin. Shpresojmë dhe lutemi të dalim gjallë”.

Më tej, një tjetër student, Deda Mrazek, postoi online: “Jam mirë. Isha në librari kur po qëllohej”, teksa ndau edhe një imazh nga studentët e strukur në laboratorin e kompjuterave.

Më parë stafi i Universitetit ndau një e-mail këshillues dhe paralajmërues për të gjithë studentët dhe punonjësit që të fshiheshin mirë dhe të rrinin ulur. “Mos shkoni askund nëse jeni në zyra e klasa, mbyllni dyer e dritare, mos dilni në dritë!”. /ZOOM.AL/