Aplikacion
Në prag të sfidës, trajneri Orges Shehi foli për mediat për kundërshtarin, rëndësin e ndeshjes si dhe situatën e Redon Xhixhës nëse do të qëndrojë apo do të largohet në merkato.
Situata në ekip – “Na rikthehen disa lojtarë të dëmtuar. Sigurisht nuk janë në gjendjen e tyre optimale siç është Behiraçe dhe Toshevski, edhe Kallaku që bëri një ndërhyrje menjëherë pas ndeshjeve kështu që gjendja është në përmirësim. Kemi afruar lojtarë, si Lushkja që tashmë ju e dini, por nuk është gjendjen e tij më të mirë kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër”.
Laçi – “Të gjithë e dinë që Laçi është një kundërshtar që këto vitet e fundit është sipër në renditje, ekip që është prezent në Kupat e Europës, të imponon respekt dhe kujdes. Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata kanë luajtur mirë në tre ndeshjet e fundit përvec asaj me Kukësin. Na pret sfidë e vështirë nesër”.
Merkato – “Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit. Ky ekip ka lojtarë cilësor në gjirin e vet, por kemi nevojë për një mbrojtës krahu dhe një sulmues”.
Xhixha – “Një lojtar që bën mirë, që është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i ligës. Natyrisht që do të ketë oferta në çdo moment dhe përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë gjithçka mund të ndodhë, por për momentin ai është tek ne dhe i fokusuar tek ekipi. Nuk mund të mendoj do të ikë sot apo do të ikë nesër, nëse del atëherë është detyra e klubit që ta vlerësojë, është e mira të ikë tani ose më vonë”, u shpreh Shehi. /zoom.al/
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza