Aplikacion
Ky i fundit afro një muaj më parë tregoi se nuk e ka takuar vajzën që prej vitit 2020, kur nisi një marrëdhënie të re pas divorcit me Ledjonën.
Vetë Mihaela tha se ajo nuk ka dëshirë ta takojë të atin sepse, sipas saj, ka bërë gjëra që e kanë mërzitur, duke iu referuar këtu deklaratave të Jorgen Xoxit për Ledjonën, që sipas tij kërkon famë dhe po viktimizohet brenda shtëpisë së Big Brother.
“Situata më babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënë dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mihaela pasi surprizoi Ledjonën mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother VIP.
Ajo tregoi edhe se gjatë kësaj kohe që Ledjona vijon garën brenda në shtëpi, për të po kujdesen gjyshërit dhe shoqet e mamit.