zoom

Aktualitet

Rrëfehet Dumani: Vodhëm 500 mijë euro tek vila e dhëndrit të Agron Dukës

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka dëshmuar në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala gjatë seancë me dyer të hapura për mediat, Nuredin Dumani ka dëshmuar se në banesën e dhëndrit të Agron Dukës kanë vjedhur një shumë prej mbi 500 mijë euro.

“Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja”, tha ai.

I penduari i drejtësisë është përplasur edhe me bashkëpunëtorin e tij, Gentian Sharra në GJKKO, duke iu drejtuar “më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë”.

Nga seanca në GJKKO

Nuredin Dumani: Gentian Sharra ka bërë 5 deklarata të ndryshme ta dëgjojnë edhe gazetarët, ka bërë lëmsh deklaratat. Më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë. Avokati i tij, nuk thua shyqyr qe i ndryshon thëniet.

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat.

Nuredin Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numëruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numëruar lekët.

Keni kryer grabitje banesash?

Nuredin Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Postime të lidhura