Aplikacion
Debati mes dy konkurrentëve të BBV3 ka vazhduar edhe më vonë. Roza e akuzon Meritonin se “është ai lloj mashkulli që le femrat shtatzënë dhe largohet”. Meritoni i thotë “të ketë turp, për fjalët që nxjerr nga goja”.
Roza: Ai djali yt e ka babanë gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde?
Meriton: Duhet të të vijë turp.
Roza: Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim?
Meriton: Nuk kam pse të të jap përgjigje.
Roza Lati: Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni.
Meriton: Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje?
Roza: S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat.