zoom

Lajme

Rovena Stefa rrëfen historinë e dashurisë me një burrë të martuar: Kishte fëmijë

Rovena Stefa ka rrëfyer historinë e dashurisë me një burrë të martuar, teksa u shpreh se ai e mashtroi dhe nuk e dinte që kishte një familje.

Këngëtarja deklaroi në  BBVK se ishte kishte fëmijë dhe kur e kuptoi u nda menjëherë. Ajo shtoi se kjo histori e lëndoi shumë, por nuk u hakmor ndaj tij.

“Kënga ‘Burrë të martuar’ e ka një histori të ngjashme që më ka ndodhur mua vite më para. Është histori e vërtetë, kam qenë e lidhur dhe e kam lënë menjëherë kur e kam kuptuar.

Ka qenë me fëmijë, më ka mashtruar, s’dua të tregoj vendin nga është, vite më parë, shumë jam lënduar nga ajo ngjarje. Nuk dua të prish familjen e askujt, jam tërhequr menjëherë, pavarësisht mashtrimit që ka bërë ai.

Kur dikush bën mashtrim, je hakmarrës për t’i prishur punë, t’i tregosh gruas, këtë nuk e çoj në mend, sepse nuk ka faj as gruaja dhe as fëmijët”, u shpreh Rovena Stefa.