zoom

Lajme

Rovena Stefa nxjerr videon si e rr*hu Rozana Radi: Llumi i industrisë! Krenohet në TV

Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e dhënë shumë vite më parë, ku artistja kujton duke qeshur dhe ironizuar një sherr fizik me Stefën.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur vite më parë, por tashmë artistet ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale. Megjithatë, inatet duket se nuk janë shuar ende plotësisht.

“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet se si ka rrahue Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë,”-  thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Duhet thënë se nuk ka informacione të dokumentuara mbi një konfliktim specifik midis këngëtareve Rozana Radi dhe Rovena Stefa. Megjithatë, në një incident të mëparshëm, gjatë një emisioni televiziv, Rovena Stefa bëri disa komente për Rozana Radin, duke sugjeruar se ajo mund të kishte nevojë për ndihmë psikologjike.

Rozana Radi iu përgjigj këtyre komenteve përmes një mesazhi, duke deklaruar se ajo nuk ka konflikte me askënd dhe duke theksuar angazhimet e saj në disa profesione, përfshirë poezinë, muzikën dhe aktrimin.

“I thuaj asaj këngëtares në studio të flasë për veten dhe jo për mua,”- ishte asokohe përgjigjja e Rozanës./ Zoom.al

Postime të lidhura