Aplikacion
“Nuk do të kthehem në futbollin europian, dera është mbyllur plotësisht, jam 38 vjeç, edhe futbolli europian ka humbur shumë cilësi… I vetmi kampionat i vlefshme është Premier League, ata janë shumë më përpara se të gjitha ligat e tjera”, tha Ronaldo.
Gjithashtu sulmuesi portugez lëshoi në distancë edhe një thumb për Leo Messi-n, që u prezantua tek Inter Miami.
“Liga saudite është më e mirë se MLS. Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në asnjë klub evropian. Unë hapa rrugën për lojtarët e tjerë për t’u transferuar në ligën saudite… dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu”, tha CR7, i cili ishte titullar në humbjen e thellë që Al-Nassr regjistori përballë Celta Vigo 0-5. /zoom.al/