zoom

Sport

Ronaldo mund të ketë arritur një marrëveshje personale me Man Cityn, gati rikthimi i bujshëm në Angli

Cristiano Ronaldo thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me kampionët e Ligës Premier, Manchester City, para një rikthimi të bujshëm në Angli.

 

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit ditëve të fundit, shkaku i një largimi të portugezit nga Juventusi.

Këto lajme sa shkojnë e marrin konfirmime për një transferim të Ronaldos te Manchester Cityt.

Sipas gazetarit portugez të gazetës AS, Goncalo Lopez, Ronaldo ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Etihad.

Ai raporton shton se në atë që mund të jetë një nga transferimet më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolas para mbylljes së afatit kalimtar.

Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron ta lejoj largimin e Ronaldos si transferim i lirë dhe për këtë ka pasur një takim të tensionuar me agjentin Jorge Mendes.

City ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për 36-vjeçarin, por një marrëveshje është arritur mes lojtarit dhe klubit dhe gjithçka që mbetet është që Juventus të pranojë përfshirjen e një lojtari të Cityt në marrëveshje.

Klubi italian dëshiron Gabriel Jesusin, por City është i etur për ta lënë Raheem Sterling të largohet për në Torino.