Aplikacion
Ronaldo vuri re dy shishe Coca-Cola në tavolinën përpara tij dhe vendosi t’i hiqte nga këndi i kamerës.
Edhe pse Coca-Cola është një nga sponsorët kryesor të Euro 2020, Ronaldo nuk hezitoi t’i largonte shishet. Për më tepër ai u bëri thirrje të gjithëve që të ‘pinë ujë’ në vend të pijes së gazuar.
Ky gjest dhe thirrja e tij raportohet se ndikuan në rënien prej 4 miliardë dollarësh të vlerës së markës së Coca-Cola.
Çmimi i aksionit të Coca-Cola ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë, me një rënie prej 1.6 për qind menjëherë pas gjestit të Ronaldos, duke e cuar vlerën nga 242 miliardë në 238 miliardë.
Pas këtij ‘skandali’, Coca-Cola gjithashtu vendosi të paraqesë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur portugezit.
“Të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve, pasi njerëzit kanë shije dhe nevoja të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Coca-Colas.
Një zëdhënës i ‘Euro 2020’ gjithashtu ndau pikëpamjet e tij në lidhje me këtë çështje.
“Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero, në konferencat tona për shtyp”, deklaroi ai. Por kjo deklaratë nuk e zbehu reagimin e fansave të Ronaldos.
Ronaldo mbetet një nga lojtarët më të mirë në histori dhe ka mbi 300 milionë ndjekës të Instagram.
Video e Ronaldos që largon Coca-Colan u bë virale në mediat sociale me disa tifozë dhe faqe në të gjithë botën duke e shpërndarë gjerësisht, duke ndikuar negativisht në aksionet e pijes. /Zoom.al
La Repubblica: Qeveria italiane gati ligjin e ri për Gjadrin/ Të shkojnë emigrantët e parregullt