Aplikacion
Ndërsa po dilte nga fusha e “Goodison Park”, CR7 reagoi pas vërshëllimave dhe i befasoi të gjithë duke i thyer telefonin një tifozi vendas.
Video u bë virale, me tifozët që nuk i kursyen kritikat për portugezin, i cili më pas kërkoi ndjesë.
“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkruajti Ronaldo në Instagram.
Ronaldo smashing someone’s phone at full time ?? EFC pic.twitter.com/nw0XIK2enR
— EvertonHub (@evertonhub) April 9, 2022
Ndërkohë policia e Merseyside ka vendosur të çel një hetim në lidhje me ngjarjen e ditës së shtunë.
“Mund të konfirmojmë se po kryejmë një hetim në lidhje me incidentin ku u përfshi një futbollist në momentin që po dilte nga fusha. Të gjithë palët e përfshira do të tregojnë versionin e tyre”, thuhet në komunikatën zyrtare që policia e Merseyside ka publikuar në Twitter.
Reagim ka bërë edhe nëna e tifozit 14-vjeçar të Evertonit.
“Kur lojtarët e Man United filluan të largoheshin, ne ishim në Park End, kështu që ishim pikërisht pranë tunelit ku ata kaluan. Djali im ishte aty duke i filmuar të gjithë. Ai filmoi të gjithë lojtarët e United duke ecur. Dhe më pas ai uli telefonin e tij sepse Ronaldo e kishte hequr çorapin dhe i rridhte gjak nga këmba. Ai uli telefonin për të parë se çfarë ishte, ai as nuk foli. Ronaldo më pas kaloi pranë, me një temperament të tmerrshëm dhe ia theu telefonin nga dora djalit tim dhe vazhdoi të ecte. Ju mund të shihni nga mavijosja se ka pasur kontakt. Thjesht nuk mund ta besoj se po flas për këtë”, tha nëna e tifozit Jake Harding, Sarah Kelly, për “Liverpool Echo”.