Aplikacion
Ndeshja nisi vrullshëm për Manchester United, me golin e parë që erdhi në minutën e 12-të, falë një goditje mjeshtërore të Ronaldos jashtë zonës së 16 metrave. Barazimi i miqve vjen në minutën e 35-të me protagonist Harry Kane, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh, përpara se sërish portugezi të rikthente epërsinë e vendasve 3 minuta më vonë.
Një autogol i Harry Maguire sjell sërish baraspeshën në minutën e 72, një devijim i pafat i mbrojtësit anglez, i cili në përpjekje për të hequr topin e dërgon atë në portën e tij.
Cristiano bëhet sërish protagonist, këtë herë për t’i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës së Antonio Contes me një goditje të saktë me kokë në minutën e 83, për suksesin me vlerë Champions, pasi “Djajtë e Kuq” shkojnë në vendin e 4-të me 50 pikë të grumbulluara, por me 4 ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të 5-të.
/zoom.al