Aplikacion
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kishin njoftuar në tetor të vitit të kaluar se po prisnin binjakë, por të hënën thanë se një nga dy foshnjat kishte vdekur.
Anfield nisi të duartrokiste dhe të këndonte “You’ll Never Walk Alone” për t’i treguar mbështetje Cristiano Ronaldo.
Ylli i “Djajve e Kuq” ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozë e “The Reds”.
“Një botë… Një sport… Një familje globale… Faleminderit, “Anfield”! Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie,” shkruan CR7, shoqëruar me një “emoji” me duart e shtrënguara. /zoom.al/