zoom

Të gjitha

Ronaldo dhe Georgina bëhen pronarët e shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali (FOTO)

Shtëpia më e shtrenjtë në Portugali ka tani si pronarë futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo dhe partneren e tij, Georgina Rodriguez. Edhe pse ylli i futbollit nuk është në momentin më të mirë në karrierën e tij, ai vijon që të bëjë një jetë shumë luksoze.

Mediat e huaja shkruajnë se 37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se prona në fjalë ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Sipas medis “Marca”, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë.

Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë magjepsëse me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë. Mendohet se punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023.