zoom

Lajme

Romanca e Princ Lekës me fotografen/ Shoqja e ngushtë e Blerta Celibashit tregon të pathëna

Princ Leka Zogu dhe Blerta Celibashi, që më parë ishte fotografe në Oborrin Mbretëror, po përjetojnë romancë mes tyre.

Lidhja e tyre u zyrtarizua pasi Leka Zogu u divorcua nga Elia Zaharia.

Daljet e tyre në publik bashkë janë të rralla, ndërsa intervistat për marrëdhënien mes tyre nuk ekzistojnë.

Por shoqja e ngushtë e Blerta Celibashit, Françeska Murati ka treguar më shumë për lidhjen mes tyre.

Françeska ka deklaruar se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe kujdesen shumë për marrëdhënien e tyre.

“Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e veta, është një super vajzë, ata janë shumë të lumtur dhe duhen aq shumë sa që njerëzit nuk mund ta kuptojnë se sa shumë duhen dhe sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin dhe sa shumë të lumtur janë bashkë”, tha Françeska Murati në “Wake Up”.