Aplikacion
Dy emra të njohur të futbollit europian do të diskutojnë në Tiranë trofeun e parë të UECL. Spektakli është i garantuar, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna, me dy tifozërit, që do të krijojnë atmosferë elektrizuese me koreografitë e tyre për këtë finale.
🇦🇱 Welcome to Tirana as Albania prepares to stage its first major European final! #UECL | #UECLfinal
— UEFA (@UEFA) May 23, 2022
Roma e udhëhequr nga Jose Mourinho, po kërkon fitoren e parë në një finale të UEFA-s, pasi ka humbur dy të mëparshmet – kundër Liverpool-it në 1984 dhe Interit në 1991.
Ndryshon muzika për Feyenoord, që synon “poker” trofesh në turnet kryesore të UEFA-s.
Roma vjen drejt Tiranës me misionin e qartë, të ngrej në qiellin e kryeqyteit të Shqipërisë trofeun e Conferene Leauge.
Historia në Europë nuk iu vjen në ndihmë verdhekuqve, por arma e tyre është strategu Jose Mourinho, i cili ka fituar në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë dhe për më tepër e di sesi fitohet një finale.
Ndonëse ka një emër të madh, Roma nuk e ka fituar kurrë Champions ose Europa League, dy kompeticionet prestigjoze në Kontinentin e Vjetër.
Verdhekuqtë kanë fituar një herë Kupa e Panaireve Ndërqytetesh në sezonin 1960–61, i cili ishte një kompeticion futbolli evropian i luajtur midis viteve 1955 dhe 1971 dhe konsiderohet si pararendësi i Kupës UEFA.
Gjithashtu Roma ka fituar edhe Kupën Anglo-Italiane në vitin 1972. Sa i përket suksesve në Italia, romanistët kanë fituar tre herë titullin kampion, 9 Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.
Ndryshe nga Roma, Feyenoord ka një histori të madhe jo vetëm në Holandë, por edhe në Europë.
Skuadra holandeze kërkon trofeun e katërt europian. Në tri fianlet e para Feyenoord kanë ngritur kupën.
Fillimisht në Kupën Evropiane 1970 kundër Celtic dhe UEFA Cup të 1974 ndaj Tottenham si dhe në 2002 kundër Borussia Dortmund.
Sa i përket arritjeve kombëtare, Feyenoord, e ka fituar 15 herë titullin kampion, 13 herë Kupën e Holandës dhe 4 herë Johan Cruyff Shield.
Tani po u njohim me disa fakte interesante sa i përket këtij: Roma ka humbur dy ndeshje në Conference League, të dyja ndaj skuadrës norvegjeze Bodø/Glimt, ndërsa Feyenoord është i pamposhtur që nga fillimi i fazës së grupeve.
Dy finalistet janë skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në kompeticion, Feyenoord e ka gjetur rrjetën 28 herë në 12 ndeshje, një më shumë se Roma.
Gjithashtu holandezët mburren me goalshënuesit e turnet, teksa Dessers me dhjetë gola qëndron në krye me një më shumë se Tammy Abraham i verdhekuqve.
Kjo finale do të arbitrohet nga një trup arbitrash rumun.
Kryesor István Kovács , ndërsa asistentët e tij do të jenë: Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene po nga Rumani.
Arbitër i katëtër suedezi Sandro Schärer , ndërsa në VAR gjermani Marco Fritz. /zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat