zoom

Lajme

Rithemelimi: Tirana Parking, tendera korruptivë dhe pronë e burrit të zyrtares së “Lali Djegësit”!

Koordinatori rajonal për Tiranën i Rithemelimit, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, në një dalje për mediat denoncoi sot përfshirjen e zyrtarëve të bashkisë në afera të tjera korruptive, të ngjashme me inceneratorin dhe dosjen “5D”.

Ai theksoi se “Tirana Parking” është në varësi të “Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po në varësi të bashkisë Tiranë”.

Ai theksoi se edhe shefja e shesheve të parkimit ka lidhur kontrata vetëm për bashkëshortin e saj.

Deklarata e Balliut:

“Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund..

Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.

Në datën 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi, bashkëshorti i Vilma Diçit, me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto:

2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Sipas Veliajt të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…”. /ZOOM.AL/