zoom

Politikë

Rithemelimi: Drafti faktoi marrëveshjen Basha-Rama

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit thotë se drafti i hartuar nga Enkelejd Alibeaj në emër të grupit parlamentar për kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit faktoi marrëveshjen Rama-Basha.

Ndërkohë që edhe deputeti Ervin Salianji shprehet se drafti i Alibeajt është i ngjashëm me qendrimin e mbajtur nga Rama për këtë çështje.

‘Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së. Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret janë shpallur nga Rama. Por nëpërmjet binomit Alibeaj-Rama, po nxjerrin një emër. PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj. Një lojë e neveritshme me domokratët dhe popullin opozitar. Deputetët të distancohen nga loja e Rama-Basha.’- u shpreh Garo./Zoom.al