zoom

Të gjitha

Rita Ora realizon ëndrrën e fëmijërisë, bëhet pjesë e filmit të njohur

Rita Ora është shprehur se “po ndihet sikur po jeton një film të Disneyt” pasi ka marrë një rol ëndrrash për të luajtur në filmin “E bukura dhe bisha”.

Ylli festoi duke shpërndarë një fotografi të fëmijërisë së saj e veshur si heroina e historisë, Belle. Ora do të luajë së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad në serialin Disney+.

Ajo tha: “Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja Beauty and the Beast me familjen time pa pushim dhe menjëherë rashë në dashuri me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore.”