zoom

Slider

Rita Ora iu uron shqiptarëve festën e Pavarësisë nga Prishtina: Nga familja jonë, tek e juaja

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora u ka uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë së Shqipërisë nga Prishtina.

Ylli botëror postoi foto krah presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Taika Waititi teksa bëjnë simbolin e shqiponjës me duar.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri, nga familja jonë tek e juaja!”, shkruan Rita Ora, krahas imazheve.

Këngëtarja ndodhet në Kosovë prej disa ditësh shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarë të saj, ku festoi përvjetorin e lindjes.

Kjo është hera e parë që partneri i saj viziton Prishtinën dhe u shpreh se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

“Është hera e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vij, e të vizitoj atdheun e gruas sime”, ka thënë Waititi, duke shtuar: “Po ndihem si në shtëpi tashmë.”