Aplikacion
“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotove të realizuara para shumë vitesh.
Artistja nga Kosova aktualisht është rikthyer në Amerikë për të vazhduar angazhimet të tjera profesionale, teksa u fotografua me një pamje të thjeshtë gjatë një dalje në New York.
Kujtojmë që ylli i këngës “Anywhere” u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don. Projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me DJ Feldt “Follow Me”./L.K
/Zoom.al