zoom

Stil

Rita Lati futet në shtëpi, Roza shpërthen në lot (VIDEO)

Rita Lati u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother këtë të hënë.

Vetëm për pak minuta, ajo u fut brenda në shtëpi si pjesë e një sfide nga Vëllai i Madh, ku banorët nuk duhet të reagonin pavarësisht se kush hyn në shtëpi.

Për Rozën, ky moment ishte i vështirë, të shikonte Ritën pranë saj dhe të mos e takonte dot.

Në pamundësi për ta përqafuar, ajo shpërtheu në lot.

“Ua ua, më lini të jetoj, nuk dua të vdes. Ua mu shtua jeta, mu shtua jeta”, tha Rita Lati teksa i qëndronte pranë Rozës, e më pas nis të kërcejë e të këndojë.