zoom

Bota

Rio de Janerio, 25 të vdekur nga përplasja e armatosur mes policisë e një bande kriminale

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro, sipas mediave lokale.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.

Policia Civile nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre.

Dy pasagjerë në një tren të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Policia Civile në qytet konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, inspektorit të policisë Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë e policise në Facebook u tha se “ai nderoi profesionin që ai e donte dhe do të mungojë ne radhet e tyre”.

Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar në këtë bastisje përfshihet në trafik droge, vrasje dhe rrëmbime.

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.

Forcat e sigurisë në Brazil shpesh janë akuzuar për përdorim të tepruar të forcës kundër popullatës civile gjatë operacioneve anti-krim në qytetet e mëdha.