zoom

Aktualitet

Rindërtohet skema e aksidentit që i mori jetën familjes në autostradë, audi frenon për 63 metra dhe…

Report Tv ndërton në 3D skemën e aksidentit në autostradën Fier-Vlorë që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes nga Patosi që erdhën nga Greqia në vendin tonë për pushime .

Si ndodhi aksidenti? Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e 25 qershorit 202, ku familja me 4 anëtarë udhëtonte me makinën ‘Toyota Avensis’ me targa greke udhëton në autostradën Fier-Vlorë. Familja, bashkëshortët dhe dy vajzat, u nisën nga Patosi për tek të afërmit në Vlorë, udhëtim që mbeti përgjysmë dhe u përmbyll me vdekjen e tyre tragjike. Në autostradë, pas Toyotës udhëton edhe makina Audi A8 me targë AA 107 XX me vlerë afro 100 mijë €. Makinën luksoze e drejtonte 22-vjeçari Igli Madani, ndërsa me vete si pasagjerë kishte edhe dy shokë të tij. Ashtu siç shihet edhe në videon 3D të ndërtuar nga Report Tv, familja udhëton me qetësi në autostradë, me shpejtësi brenda normave të lejuara. Pas tyre vinte me shpejtësi “Audi A8”, ku 22-vjeçari si pasojë e shpejtësisë mbi 165 km/h humbi kontrollin, ku edhe pse frenoi për 63 metra nuk mundi të shmangte dot tragjedinë për shkak të shpejtësisë së lartë. Në orën 08:23 ndodh përplasja fatale për familjen, ‘Audi’ godet nga pas ‘Toyotën’, e cila batohet dhe bën disa rrotullime në autostradë duke përfunduar kanal 33 metra jashtë rrugës.

Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe humbën jetën në vendngjarje dhe për shkak të deformimit të madh të makinës, trupat e tyre mbetën të bllokuar brenda sa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e tyre. Në kanal përfundoi edhe makina “Audi A8”, ku mbetën të plagosur Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, pa rrezik për jetën. Për rastin ndaj Igli Madanit është caktuar masa arrest me burg.