zoom

Aktualitet

Rikthehet i nxehti përvëlues – Meteorologët tregojnë sa ditë do të zgjasë: Ata që janë në plazh…

Këtë fundjavë do të rikthehet i nxehti përvëlues.

Sipas meteorologëve, duke filluar nga dita e shtunë, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë nxehtësie që vjen nga Saharaja dhe termometri do të regjistrojë deri në 41 gradë.

Këto temperatura do të jenë prezente të paktën deri të martën.

“Temperaturat kryesisht ato në vlerat e mesditës duke filluar nga dita e shtunë edhe javën që vjen, pritet të jenë në vlerat nga 39 deri në 41 gradë Celcius. Pra, do të jetë një tjetër javë ferri për shkak të masave të nxehta e përvëluese me origjinë nga shkretëtira e Saharasë në Afrikë. Me depërtimin e këtyre masave mbi Mesdhe, ato ngopen me lagështi dhe njeriu ato do t’I ndjejë disa gradë më shumë, për shkak të lagështirës që ato mbartin. Pra nëse në kafazin meteorologjik do të jenë 39-41 gradë, trupi i njeriut ato do t-I ndjejë 45-47 gradë Celecius”, tha meteorologu Elvin Jahaj.

Ai shpjegoi se kujdes duhet të bëjnë edhe pushuesit në plazhe sepse do të përballen me erë intensive gjatë këtyre ditëve.

“Një element i rëndësishëm kryesisht për pushuesit në plazhe është edhe era, që do të fryjë intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, me shpejtësi mesatare 1-10 metra për sekondë, por hera herës do të fitojë shpejtësi deri në 16 metra për sekondë duke u intensifikuar dhe duke u bërë e bezdisshme për pushuesit.

Kjo nxehtësi nuk është normale, dhe nga të dhënat që ne disponojmë nuk ka ndodhur ky fenomen që të zgjasin më shumë se 40 ditë temperaturat në vlerat e mesditës që nuk zbresin poshtë 37 gradë Celcius”, deklaroi meteorologu.