zoom

Aktualitet

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri, dy humbje jete dhe 974 të infektuar në 24 orë

Janë rikthyer vdekjet si pasojë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, teksa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për dy viktima.

Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana, të moshave 64-74 vjeç. Po ashtu, Ministria bën me dije se janë regjistruar dhe 974 qytetarë, pas 2153 testesh.

Nga ana tjetër, 377 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit/zoom.al/