zoom

Aktualitet

Rikthehen reshjet, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në zonë veriperëndimore, ku nuk do të mungojnë as rrebeshet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.