zoom

Sport

Rihapet gara për titull në volejboll, Erzeni thyen Tiranën në “Feti Borova”

Erzeni në volejboll për meshkuj befasoi Tiranën në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” duke fituar 3-1 me sete dhe hap serinë e finaleve.

Bardhblutë zhgënjyen në kryeqytet përballë tifozëve të vetë, të cilët nuk rreshtën së mbështuri skuadrën e zemrës.

Loja nisi mirë për Erzenin, që fitoi 25-23 setin e parë, ndërsa Tirana përgjigjet në të dytin duke fituar me 5 pikë diferencë 25-20.

Edhe në setin e tretë buzëqesh Erzeni, që triumfon 25-23 dhe merr sërish epërsinë. Tirana bën gjithça në fraksionin e fundit, por nuk arrin të shfyrtëzoj faktorin fushë dhe avantazhin prej pes pikësh ndaj Erzenit, që luan më mirë në fund dhe fitoi 29-27 dhe festa është për shijaksit, që besojnë tek titulli.

Trajneri Arben Sako pranoi se Tirana gaboi shumë në këtë sfidë duke ia dhuruar kundërshtarit fitoren, ndërsa trajner i Erzenit, Parit Uruçi u shfaq i lumtur për suksesin duke thënë se titulli do të vendoset në finalen e pestë në Tiranë.

Finalja e katërt, Erzeni-Triana do të zhvillohet në 30 prill, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”. /zoom.al/