Aplikacion
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat bëri me dije se i dyti në radhë vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota.
Konvertuar e gjitha kjo në përqindje, PS kryeson me 70%, “Shtëpia e Lirisë” me 24%dhe PD me vetëm 6%.
“Dua të njoftoj që e kemi mbyllur procesin e votimit, kemi rezultatet për Bashkinë Vorë dhe sipas këtyre rezultateve që janë paraprake, pjesëmarrja është 11 mijë e 96 zgjedhës. Fiton kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me 7530 vota. I dyti vjen Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2589 vota, ndërsa i fundit është kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku me vetëm 687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat”, deklaroi Celibashi.