zoom

Stil

Rezarta Shkurta do të bëhet nënë për herë të dytë

E kishte mbajtur sekret për disa kohë, megjithatë sot Rezarta Shkurta ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e bukur: ajo dhe bashkëshorti, Ermal Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë.

Shkurta publikoi një postim në Instastory, ku shkroi: “Familja jonë ka një surprizë“.

Megjithatë Rezarta nuk ka zbuluar më shumë detaje, si gjinia e bebit, apo se sa muajshe është, gjë që me shumë gjasë do ta bëjë në ditët në vazhdim.

Çifti ka një vajzë me emrin Hera./ Zoom.al